VectraDraw është program falas dhe me burim të hapur për logo, postera, kartvizita dhe ilustrime. Hap edhe skedarët që ke nga programe të tjera: SVG, PDF, AI, EPS dhe CDR.
Mjetet janë aty ku i pret: në të majtë për të vizatuar, sipër për madhësinë dhe pozicionin, në të djathtë ngjyrat dhe shtresat.
Pendë, laps i lirë, vija dhe editim i çdo nyje. Çdo formë mund ta kthesh në kurbë dhe ta modelosh si të duash.
Drejtkëndësh me qoshe të rrumbullakuara, elipsë, shumëkëndësh dhe yll me sa cepa të duash.
Shkruaj direkt në faqe dhe përdor fontet e instaluara në kompjuter, me bold, italik dhe rreshtim.
Kliko paletën: majtas për mbushjen, djathtas për konturin. Gradient linear ose rrethor dhe transparencë.
A4, A3, Letter, kartvizitë ose madhësi e lirë. Vizore, rrjetë dhe njësi në mm, cm ose inç.
PNG deri në 6 herë më e madhe, SVG, PDF vektorial dhe EPS për shtypshkronjat.
SVG, PDF dhe Illustrator hapen menjëherë, me forma, ngjyra dhe tekst që mund t'i editosh. Për EPS dhe CorelDRAW, VectraDraw përdor në sfond dy programe falas: Ghostscript dhe Inkscape. Mjafton t'i instalosh një herë.
Ruajtja direkt si CDR nuk është e mundur, sepse formati është i mbyllur. CorelDRAW megjithatë i hap pa problem skedarët SVG, PDF dhe EPS nga VectraDraw.
Nuk kërkohet llogari, internet, as fjalëkalim administratori.
Kliko Shkarko për Windows. Skedari është vetëm 1.8 MB.
Nëse Windows shfaq Windows protected your PC, kliko More info dhe pastaj Run anyway.
Në fund do ta gjesh VectraDraw-in në Desktop dhe në menynë Start, gati për punë.
Po. VectraDraw është me burim të hapur nën licencën MIT. Mund ta përdorësh për punë personale dhe komerciale, pa pagesë dhe pa reklama.
VectraDraw është program i ri dhe ende nuk ka nënshkrim dixhital nga Microsoft, ndaj SmartScreen e paralajmëron për çdo program të tillë. Kliko More info dhe pastaj Run anyway.
Smart App Control në Windows 11 bllokon të gjitha programet pa nënshkrim dixhital dhe nuk ka buton "Run anyway". Mund ta çaktivizosh te Settings, pastaj Privacy & security, Windows Security, App & browser control. Kujdes: në shumë kompjuterë nuk mund të aktivizohet përsëri pa riinstaluar Windows-in.
Po, skedarët .cdr dhe .cmx hapen kur ke të instaluar Inkscape (falas, nga inkscape.org). Skedarët nga versionet më të reja të CorelDRAW mund të hapen vetëm pjesërisht. Për të çuar punën në CorelDRAW, ruaje si SVG, PDF ose EPS.
Windows 10 ose 11, 64-bit. VectraDraw përdor Microsoft Edge WebView2, që është pjesë e Windows 11 dhe e Windows 10 të përditësuar. Nëse mungon, setup-i të tregon ku ta shkarkosh.
Jo. VectraDraw është projekt i pavarur. CorelDRAW dhe Illustrator janë marka të pronarëve të tyre.
Falas, vetëm 1.8 MB, gati për punë brenda një minute.